Prishtinë, 18 shtator 2026 14:38
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, e ka publikuar listën zyrtare të futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku Dardanët do të zhvillojnë katër përballje në kuadër të një periudhe të ngjeshur ndërkombëtare.
Në listën prej 27 futbollistësh ka disa risi, me Dion Kacurin dhe Erblin Osmanin që janë ndër emrat më të komentuar. Kacuri, i cili më herët ka përfaqësuar grupmoshat e Zvicrës, tashmë është pjesë e listës së Kosovës, ndërsa 17-vjeçari Erblin Osmani, i cili është pjesë e akademisë së Bayern Munichut dhe më herët kishte luajtur për Gjermaninë në grupmosha, është ftuar për herë të parë te Kombëtarja A.
Foda ka vendosur të llogarisë edhe në disa emra të rinj si Vesel Demaku, Donat Rrudhani, Valmir Matoshi, Muharrem Jashari, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu e Fisnik Asllani. Në listë janë edhe yjet kryesorë të Dardanëve, Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi, ndërsa Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Baton Zabërgja dhe Fisnik Asllani kompletojnë repartin ofensiv.
Lista vjen në një moment të veçantë për Kombëtaren, pasi kapiteni Amir Rrahmani ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Kosovës, ndërsa Florent Hadërgjonaj ka bërë të ditur se për momentin nuk do të luajë për Dardanët nën drejtimin e stafit aktual teknik. Hadërgjonaj ka theksuar se vendimi i tij nuk përbën tërheqje nga Kombëtarja.
Në listë mungon gjithashtu Kreshnik Hajrizi, i cili është përballur me probleme fizike, ndërsa Foda ka rikthyer disa prej lojtarëve që kanë qenë më pak të pranishëm në grumbullimet e fundit.
Lista zyrtare e Kosovës:
Portierë: Arijanet Muriç, Amir Saipi, Visar Bekaj.
Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Alban Hajdari, Ron Raçi, Leard Sadriu, Dion Gallapeni.
Mesfushorë/Sulmues: Ermal Krasniqi, Milot Avdyli, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Vesel Demaku, Erblin Osmani, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Dion Kacuri, Donat Rrudhani, Muharrem Jashari, Valmir Matoshi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi.
Lista e zgjeruar: Faton Maloku, Bledian Krasniqi, Kreshnik Krasniqi, Florian Haxha, Betim Fazliji, Andi Hoti, Leon Frrokaj, Rilind Nivokazi, Meriton Korenica dhe Faton Ademi.
Kosova do ta nisë këtë seri ndeshjesh më 24 shtator në Prishtinë ndaj Irlandës, përpara udhëtimit në Vjenë për përballjen me Austrinë më 27 shtator. Më 1 tetor Dardanët do të përballen me Izraelin, ndërsa katër ndeshjet do t’i mbyllin më 4 tetor në Prishtinë ndaj Austrisë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit