Prishtinë, 26 prill 2026 20:56
Politikani me prejardhje shqiptare në Munich të Gjermanisë, Deli Balidemaj ka deklaruar në Info Magazine se siguria në Kosovë mbetet e rëndësishme për shtetin gjerman.
Ai tha se vendimi për zgjatjen e mandatit edhe për një vit të ushtrisë gjermane në kuadër të KFOR-it, është një politikë e këtij shteti, që sipas tij, dëshmon se sa prioritet i jep çështjes së sigurisë në territorin e Kosovës.
“Siguria e shtetit të Kosovës, është e rëndësishme për Gjermaninë, për disa arsyeje. Ato janë politika të sigurisë si dhe konteksti i gjerë global. Stabiliteti i Evropës është një ndër pikat kryesore që është shumë e rëndësishme për Gjermaninë, e cila ndikon edhe në çdo lëvizje në Kosovë. Kosova ndodhet në një rajon që vitet e 90-ta u përfshi nga konfliktet e mëdha, veçanërisht gjatë luftës së viteve 98-99. Paqëndrueshmëria atje, mund të ndikoj shpejtë edhe në pjesët tjera të Evropës, prandaj Gjermania ka interes të madh që të shmangë tensionet dhe dhunën. Si pikë tjetër është parandalimi i konflikteve dhe migrimi, nëse situata përkeqësohet, mund të shkaktohen valë të reja migrimi”, ka thënë Balidemaj.
Ai poashtu ka thënë se sulmet terroriste në Kosovë, në vitin 2024, ku ndodhën në sistemet e ujit dhe të rrymës, kanë qenë një ndër shqetësimet e mëdha te të gjithë në Evropë, veçanërisht për shtetin gjerman.

Policia e Kosovës jep alarm për mesazhet mashtruese: Mos klikoni dhe mos jepni të dhëna personale
BIA synon destablizimin e Kosovës: Vrajolli: Synohen zgjedhjet dhe organet e sigurisë
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
Mbi 1 miliard euro për mbrojtjen, Kosova synon forcimin e ushtrisë
Policia me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare
FSK zhvillon aktivitete trajnuese dhe përgatitore për rritjen e gatishmërisë së pjesëtarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it