Prishtinë, 25 prill 2026 09:10
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për një nga rastet më të rënda të sigurisë në veri të Kosovës, atë të sulmit në Banjskë, duke dënuar tre të akuzuar me dënime të rënda me burg.
Sipas vendimit të gjykatës, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burgim për përfshirjen e tyre në këtë sulm, i cili ka tronditur sigurinë në vend dhe ka nxitur reagime të shumta brenda dhe jashtë Kosovës.
Pas shpalljes së aktgjykimit, ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ka kërkuar që drejtësia të mos ndalet vetëm tek ekzekutorët, por të shtrihet edhe tek organizatorët e nivelit të lartë.
Në një reagim publik, ajo theksoi se “drejtuesit kryesorë” të këtij sulmi duhet të mbahen përgjegjës, duke pretenduar se ata gjenden brenda institucioneve të larta të Serbisë dhe se po mbrohen nga vetë shteti serb.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur rasti i Banjskës vazhdon të mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar vazhdimisht zbardhjen e plotë të përgjegjësive dhe vendosjen e drejtësisë.
Ngjarja në Banjskë konsiderohet ndër sulmet terroriste më serioze të viteve të fundit në veri të Kosovës, duke theksuar nevojën për përgjegjësi jo vetëm në nivel individual, por edhe institucional.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit