Prishtinë 22 Prill 2026 8:23
Bajram Gashi, me prejardhje nga Kosova dhe me vendbanim në Rijekë të Kroacisë, është raportuar i zhdukur në zonën e Mali Loshinjit duke alarmuar autoritetet lokale atje.
Sipas të dhënave nga Regjistri Kombëtar i Personave të Zhdukur, ai është parë për herë të fundit më 14 prill 2026, kur u largua nga vendbanimi i tij në drejtim të panjohur dhe nga ajo kohë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij, shkruajnë mediat kroate, transmeton Klankosova.tv.
Ai është shtetas kroat, i lindur në vitin 1964 në Sferkë të Klinës, me banim në Rijekë. Ai përshkruhet si rreth 190 centimetra i gjatë, me trup të hollë, flokë ngjyrë gështenjë dhe sy blu.
62 vjeçari, në momentin e zhdukjes, kishte të veshur një xhaketë të gjelbër prej kanavace, si dhe këpucë të bardha lëkure me thembra gri.
Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion mbi lëvizjet apo vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë stacionin më të afërt policor ose të telefonojnë në numrin emergjent 192.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind