Prishtinë 19 korrik 2025
Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Igor Popoviqi ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ti caktohet masa e paraburgimit.
Ndaj tij, Prokuroria kishte nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48-orë të premten për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar të shtunën zëdhënësja e kësaj prokurorie Arbnora Luta.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj personit I.P., lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. PSRK ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me qëllim të krijimit të mundësisë për të zhvilluar hetimet pa pengesa procedurale, pasi i dyshuari është shtetas i huaj”, ka thënë Luta.
Popoviq është arrestuar të premten pas në një deklaratë në një fshat në Rahovec e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, organizatë terroriste.
“Në PKK Bërnjak është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se gjatë një fjalimi në fshatin Hoqë e Madhe ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare. Me këto veprime i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të lartcekur. Nga i dyshuar në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht 2 telefona celularë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”,ka njoftuar Policia e Kosovës
Për këtë rast ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme.
Ai ka thënë se Kosova është shtet demokratik, por nuk do të lejojë të përdhoset lufta çlirimtare.
Deklaratën e tij e kanë dënuar edhe organizata e dala nga lufta e UÇK-së. Ndërsa, Serbia ka kërkuar lirimin e Popoviqit.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari