Prishtinë, 21 prill 2026 13:30
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar opinionin publik se po vazhdon monitorimin e situatës lidhur me shqetësimet e konsumatorëve për devijime të mundshme në orët tarifore gjatë faturimit të energjisë elektrike.
Në një komunikatë për media, ZRRE thekson se në bashkëpunim me të gjithë akterët relevantë po ndërmerren hapa konkretë për të parandaluar çdo dëm të mundshëm ndaj konsumatorëve dhe për të garantuar një proces të drejtë dhe transparent të matjes së energjisë elektrike.
Sipas ZRRE-së, në rastet e paraqitura nga konsumatorët janë ndërmarrë veprime në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë kërkesat për zëvendësimin e njehsorëve elektrikë dhe masat për korrigjime financiare bazuar në vlerësime teknike.
ZRRE bën të ditur se në shumicën e rasteve të verifikuara është konstatuar se matja e energjisë ka qenë e saktë, ndërsa pasaktësitë e raportuara kanë qenë kryesisht të lidhura me devijime të kohës tarifore. Megjithatë, sipas institucionit, në pjesën më të madhe të rasteve, korrigjimet financiare nuk kanë rezultuar në favor të konsumatorëve.
Institucioni rregullator thekson gjithashtu se KEDS dhe KESCO operojnë si ndërmarrje të rregulluara dhe të hyrat e tyre përcaktohen nga ZRRE, gjë që sipas saj kufizon mundësinë e përfitimit nga gabimet eventuale në matje.
ZRRE shton se çdo gabim i mundshëm do të ketë efekt të përkohshëm deri në identifikim dhe korrigjim, ndërsa konsumatorët e prekur do të kompensohen plotësisht në përputhje me dispozitat ligjore.
Në fund, ZRRE rithekson përkushtimin për transparencë, përgjegjësi dhe trajtim të drejtë të çdo ankese të konsumatorëve, në përputhje të plotë me kornizën ligjore në fuqi.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind