Prishtinë 21 Prill 2026. 9:55
Republika e Kosovës do të mirëpresë për vizitë zyrtare më 21 dhe 22 prill Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masa të shtuara për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të paraparë dhe zhvillimin e aktiviteteve të agjendës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore. Këto ndërprerje do të jenë në intervale të shkurtra kohore dhe mund të shoqërohen me riorientim të trafikut në rrugë alternative.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë gjatë kësaj periudhe.
Vizita e Ambasadorit Whitaker vlerësohet si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Kosovës në kuadër të partneritetit strategjik dhe çështjeve të sigurisë në rajon.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind