Prishtinë, 20 prill 2026 21:38
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se të martën pritet të mbahet një protestë në pikën kufitare në Jarinjë.
Sipas njoftimit zyrtar, bazuar në burime të hapura ende të paverifikuara, paralelisht me protestën në Jarinjë pritet të ketë edhe bllokim të një pjese të autostradës që çon drejt Republikës së Kosovës, në territorin e Serbisë.
Bllokimi është paralajmëruar të zgjasë nga ora 12:00 deri në orën 18:00.
“Ju njoftojmë, se sipas burimeve të hapura dhe ende të paverifikuara, nesër më datë, 21.04.2026, pritet të mbahet një protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt RKS-së në territorin e Serbisë nga ora 12:00 deri në ora 18:00. Për çdo zhvillim të mëtejmë do t’u njoftojmë me kohë.Për informata shtesë ju lutem kontaktoni QKMK, në numrat e mëposhtëm: +38345198000 +38345198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095.”, thuhet në njoftim

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind