Prishtinë, 20 prill 2026 06:28
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind deri në fund të vitit, duke shënuar një rishikim në ulje prej 0.2 pikë përqindjeje krahasuar me vlerësimin e mëparshëm të tetorit 2025.
Në raportin më të fundit, FMN ka rishikuar gjithashtu pritshmëritë për vitin 2027, duke ulur parashikimin nga 3.4 për qind në 3.2 për qind, çka sipas institucionit ndërkombëtar lidhet me zhvillimet globale dhe pasiguritë në rritje ekonomike.
Sipas FMN-së, rishikimi në ulje vjen si pasojë e tensioneve gjeopolitike, përfshirë luftën në Lindjen e Mesme, e cila ka ndikuar në rritjen e çmimeve të energjisë dhe luhatjet në tregjet globale.
Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria parashikohet të ketë rritje më të ulët se Kosova, e cila pritet të arrijë 3.6 për qind, ndërsa Serbia regjistron një nga normat më të ulëta me 2.8 për qind.
FMN vlerëson se parashikimi i saj është në linjë me Bankën Botërore, ndërsa Ministria e Financave në Shqipëri mban pritshmëri më optimiste, duke deklaruar një rritje ekonomike rreth 4 për qind.
Në raport përmendet gjithashtu se inflacioni në Shqipëri pritet të rritet deri në 3.7 për qind gjatë këtij viti, nga 3 për qind sa ishte parashikimi gjashtë muaj më parë.
Në nivel global, FMN thekson se ndikimet më të mëdha ekonomike do të ndihen në vendet e përfshira në konflikte dhe në ekonomitë më të brishta, veçanërisht në vendet në zhvillim që varen nga importi i energjisë dhe lëndëve të para.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind