Prishtinë 18 Prill 2026 17:18
Kryetarja e Kuvendit, njëherazi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe në Dyz dhe mbajti fjalë rasti në shënim të përvjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.
Në fjalën e saj, Haxhiu tha se 27 vjet më parë, në mes të prillit, banorët e Llapit dhe Gollakut, në përpjekje për të gjetur shpëtim, u përballën me dhunën brutale të forcave okupatore serbe.
“Aty nuk kishte ushtarë. Aty kishte burra, gra, fëmijë, pleq e njerëz të zakonshëm që kërkonin vetëm të jetonin në paqe. Aq kërkonin, të jetonin në paqe e të jetonin me dinjitet. Por, ata u përballën me një dhunë të organizuar, të planifikuar, u përballën me një dhunë çnjerëzore”, theksoi Haxhiu.
Ajo kujtoi se mbi 200 civilë shqiptarë të paarmatosur u masakruan në këtë akt gjenocidal të Serbisë dhe se kujtimi për ta mbetet detyrim i përhershëm.
“Sot, jemi këtu për ta përkujtuar këtë ngjarje tragjike. Jemi këtu për të mos harruar kurrë. Kujtimi është detyrë morale, është detyrë njerëzore, kujtimi është detyrë edhe kombëtare”, u shpreh Haxhiu.
Duke folur për mungesën e drejtësisë, ajo tha se e vërteta për këto krime dihet dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
“Si institucione të Republikës së Kosovës, kemi krijuar bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë. Prandaj, sot nga ky vend, u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të angazhohen me gjithë kapacitetet e tyre, që të ngrenë aktakuzat dhe gjykimet ndaj përgjegjësve për këto krime të rënda. Drejtësia nuk duhet të mungojë”, tha kryetarja Haxhiu.
Në fund, ajo theksoi se nderimi më i madh për martirët dhe dëshmorët është puna e përditshme për drejtësi, zhvillim, siguri dhe prosperitet për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Katër vjet pas vendimit, KESCO nuk e ka shlyer plotësisht gjobën milionëshe
Kurti: Kosova është gati për statusin kandidat dhe nisjen e negociatave me BE-në
Hapet ekspozita “Rezistenca në Kosovë 1980–1999 përmes shtypit të fshehtë”, vlerësohet kontributi i veprimtarëve
Kurti për komunitetin e Vespës: Nga Prishtina në ngjarjet më të mëdha evropiane
Anëtarësimi evropian, Samiti BE-BP”/ Presidenca ndan detaje nga takimi Haxhiu-Costa
Sektori financiar në Kosovë mbetet i qëndrueshëm dhe me performancë të fortë – konfirmohet në takimin me FMN-në
KQZ me plan operacional për ditën e zgjedhjeve
Konfirmohet se dy të vdekurit në detin e Shëngjinit janë nga Kosova
Kryetari i Mitrovicës së Veriut kundër tabelave zyrtare, policia i largon mbulesat (Video)
PE miraton raportin për Kosovën, thirrje që aplikimi për anëtarësim të marrë përgjigje të “bazuar në merita”