Prishtinë, 14 prill 2026 12:08
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka konfirmuar rastin e parë të sëmundjes “Lija e deleve/dhive” (Sheeppox/Goatpox) në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti është identifikuar në fshatin Sazli, në komunën e Ferizaj, pas analizave laboratorike të kryera në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Autoritetet kanë vendosur menjëherë masa të përgjithshme për kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes, të cilat aktualisht zbatohen në rajonin e Ferizaj dhe Gjilan.
Masat kryesore:
Ndalohet lëvizja, tregtimi dhe shitblerja e deleve dhe dhive
Fermat e prekura vendosen në izolim të plotë (karantinë)
Fermerët obligohen të raportojnë menjëherë çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore te veterineri
Aktivizohen masa të shtuara të biosigurisë në ferma
Komunat obligohen të caktojnë lokacione për groposjen e kafshëve të ngordhura
Pezullohet funksionimi i tregjeve për kafshë të imta.
Përjashtimisht, lejohet transporti i kafshëve nga fermat e paprekura drejt thertoreve të licencuara, vetëm me autorizim të inspektorëve veterinarë.
Në zbatimin e këtyre masave do të përfshihen edhe Policia e Kosovës dhe autoritetet komunale, në koordinim me AUV-in.
Lija e deleve dhe dhive është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek këto kafshë dhe shkakton dëme të mëdha ekonomike. Ajo përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë, sekrecioneve dhe mjedisit të kontaminuar.
Simptomat kryesore përfshijnë temperaturë të lartë, plogështi, rrjedhje nga hunda dhe sytë, si dhe shfaqje të lezioneve në lëkurë.
Megjithatë, autoritetet theksojnë se kjo sëmundje nuk është zoonotike, pra nuk transmetohet te njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.
Qytetarët dhe fermerët mund të raportojnë çdo rast të dyshimtë në numrin pa pagesë: 0800 500 95

BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës