Prishtinë 15 Prill 2026
Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Prokurori Naim Abazi ka kërkuar nga trupi gjykues që Spasojeviq, Toliq dhe Maksimoviq të dënohen përjetësisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit të 2023-tës, që i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku.
“Vendimi i vetëm proporcional në përputhje me peshën e veprës penale është burgimi i përjetshëm” deklaroi Abazi, shkruan IndeksOnline.
Ky konstatim i prokurorit ka shokuar të akuzuarit, por jo edhe të pranishmit e tjerë.
Në fjalën përfundimtare që po thuhet sot, Prokuroria ka prezantuar edhe disa dëshmi të papara më herët, ku shpërfaqet sulmi famëkeq dhe arrestimi i të dyshuarve në vendin e ngjarjes.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës