Shtatë të dyshuar për tjetërsim prone mbi 15 milionë euro
Prokuroria: Dosja e falsifikuar u zhduk nga Arkivi i Kosovës
Gazeta Insajderi ka sjellë detaje të reja rreth rastit të dyshuar të tjetërsimit të një prone shoqërore në Çagllavicë, me vlerë mbi 15 milionë euro, ku janë përfshirë një avokat, një biznesmen dhe pesë zyrtarë shtetërorë.
Avokati Venhar Hana dhe shtetasja kosovare me nacionalitet serb, Sllavica Mikiq, dyshohet se përfituan në mënyrë të kundërligjshme mbi tre hektarë tokë përmes dokumenteve të falsifikuara dhe ndihmës së zyrtarëve të Agjencisë së Kadastrit të Kosovës dhe Arkivit të Kosovës. Prokuroria pretendon se identiteti i një shtetaseje shqiptare u ndryshua në mënyrë të paligjshme për t’i mundësuar Mikiqit regjistrimin e pronës në emër të saj.
Përveç Hanës dhe biznesmenit Dritmir Islami, që tashmë ndodhen në paraburgim, Prokuroria ka kërkuar masë të njëjtë edhe për pesë zyrtarë të tjerë: Bashkim Shaqiri, Mejreme Bajrami, Veton Bytyqi, Zelije Shala dhe Mehdi Bahtiri.
Në kërkesën për paraburgim, Prokurori Esat Rama thekson se të dyshuarit kanë ndikuar në zhdukjen e dosjes gjyqësore të falsifikuar, që pretendohej se dëshmonte të drejtën e pronësisë. Po ashtu, ekziston rreziku që të ndikuhet në prova dhe dëshmitarë, duke vështirësuar hetimet.
Sipas deklaratës së vetë Sllavica Mikiq në polici dhe prokurori, ajo mohon të ketë qenë ndonjëherë pronare e tokës ose pjesëmarrëse në ndonjë proces gjyqësor, duke pranuar se për përfitimet ishte informuar vetëm nga avokati Hana.
Rasti ka ngritur shqetësime serioze mbi funksionimin dhe integritetin e institucioneve të regjistrimit të pronës dhe ruajtjes së dokumentacionit shtetëror.
Gazeta Insajderi premton se do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet rreth këtij rasti që përfshin akuza të rënda për mashtrim dhe abuzim me pozitën zyrtare.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit