Prishtinë 14 Prill 2026 11:59
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, në shënim të 14 Prillit – Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë, organizon konferencën rajonale me temë: “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”.
Drejtoresha ekzekutive e QKRMT-së, Feride Rushiti, tha se edhe pas 27 vjetësh shumë raste kanë mbetur të pandëshkuara. Sipas saj, drejtësia nuk është e plotë pa kompensimin e viktimave.
“Sot jemi mbledhur më 14 prill, në Ditën Memoriale të viktimave të luftës, dhe nderojmë të gjitha ato viktima që përjetuan dhunë gjatë luftës. Kujtojmë guximin e Vasfije Krasniqi Goodman, një vajze të re që padrejtësisht e përjetoi këtë krim, dhe i nderojmë të gjithë ata zëra, vajza e burra, që kërkojnë shërim dhe drejtësi.Kjo konferencë rajonale ka për qëllim avancimin e qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës. Drejtësia nuk përfundon vetëm me përgjegjësi penale, por edhe me rikthim të dinjitetit, pranim të asaj që ka ndodhur dhe kompensim të dëmeve që janë përjetuar në rrethana lufte”, theksoi ajo.
Ndërkaq, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Kransiqi Goodman , tha se data 14 prill 1999 është një ditë që ia ndryshoi jetën, por forca për ta rrëfyer atë që kishte ndodhur ishte më e madhe për të kërkuar drejtësi.
“Isha vetëm 17 vjeçare kur kërkova drejtësi, derisa më mohua drejtësia. Por kur nisa të flas, filloi ndryshimi. Prej atëherë kemi katër raste që janë dënuar dhe jam krenare për ndryshimet që po ndodhin. Ju bëj thirrje që të dilni publikisht dhe të kërkoni drejtësi”, u shpreh ajo.

Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj
41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Më 17 nëntor vendimi për Thaçin në rastin e pengimit të drejtësisë
Vrasje, dëbime dhe spastrim etnik: Prokuroria ngrir aktakuzë për krime lufte në Zveçan
Kurti: Serbia fsheh krimet dhe mbron kriminelët, duhet trysni ndërkombëtare
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës