Prishtinë 14 Prill 2026 12:58
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Klajt dhe Hajredin Kuçit, janë anuluar seancat e planifikuara për këtë javë.
Nuk është bërë e ditur arsyeja e anulimit, mirëpo u tha se ato ishin planifikuar të mbahen në rast se ishte e nevojshme.
Seancat e anuluara janë nga 14 deri më 17 prill 2026.
Vlen të theksohet se kur u mbajtë konferenca përgatitore në këtë çështje u tha se këto seanca mund të mbahen në rast që do të refuzohej kërkesa që një dëshmitarit t’i pranohej dëshmia me shkrim.
Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.
Po atë ditë (27 shkurt 2026), nisi dëshminë edhe dëshmitari i parë në këtë çështje gjyqësore, i cili ishte me masa mbrojtëse. Dëshmia e tij përfundoi më 2 mars 2026, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv.
Më 3 dhe 4 mars 2026 dëshmoi dëshmitari i dytë Koen Herlaar- ekspert i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës. Po më 4 mars nisi dëshminë dëshmitari i tretë, Chrisopher Kelly- hetues i forenzikës digjitale. Ky dëshmitar e përfundoi dëshminë më 5 mars.
Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.
Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Haxhiu e dekreton Zejnulla Gashin Kryeprokuror të Shtetit
Investimet në infrastrukturë rrugore vazhdojnë në Prevallë, përfundon sinjalizimi rrugor
Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Kosova fiton interes ndërkombëtar, Qendra e Studentëve mirëpret gjithnjë e më shumë studentë të huaj
Vdekja në Prizren, Inspektorati Qendror i Punës: Viktima nuk ishte punëtor dhe nuk kishte marrëdhënie pune
ATK paralajmëron pronarët që japin banesa me qira: Deklaroni të ardhurat ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
Serbët nuk fshihen më, shfaqin dëshirat për spastrim të
Konunat e udhëhequra nga Lista Serbe në errësirë informative, pa transparencë dhe pa informim publik me muaj të tërë
Kryeministri Rama: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës