Prishtinë, 13 prill 2026 07:33
Nevojiten veç të dhënat personale që nënshkrimi të pranohet.
Përmes kësaj platforme online tash e një muaj qytetarët mund ta nënshkruajnë peticionin kombëtar në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Më shumë për numrin e nënshkrimeve që u mblodhën nga shkurti foli nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi.
“Deri më tani në bazë të informacioneve që i kemi nga terreni janë bërë rreth 100 mijë nënshkrime, prej tyre 28 mijë janë online ndërsa pjesa tjetër janë fizikisht”, ka deklaruar Sopi.
Sopi tregoi edhe hapat tjerë që do të ndërmerren për të kundërshtuar vendimet e Speciales për katërshen së UÇK-së në Hagë.
“Hapat tjerë që do i marrim ne si organizatë do të varet krejt nga vendimi dhe zhvillimet që do të jenë në gjykatën speciale”, ka theksuar ai.
Por, a mund të ketë ndikim ky peticion në vendimmarrjen e trupit gjykues?
“ky si mjet i presionit dhe ndikimit e deklarimit të një qëndrimi të një grupi të caktuar të interesave apo të shoqërisë mundet me pas një ndikim formal simbolik politik por jo ligjor sepse ky nuk është mjet që mundet me ndërhy në zhvillimin e procesit”, ka deklaruar Asdren Bytyqi, avokat.
Bytyqi tha se i gjithë procesi i gjykimit ka pasur shkelje të të drejtave themelore të njeriut.
“Mendoj që i tërë procesi që nga fillimi ka qenë i përcjellur me shkelje të të drejtave themelore të të pandehurve në procedurë pastaj me shkelje tjera si të burgosur që janë cënu, intimidu e kufizu në forma të ndryshme edhe të komunikimit”, ka deklaruar ai për Dukagjinin.
Dorëzimi i nënshkrimeve të peticionit kombëtar në Gjykatën Speciale në Hagës planifikohet të bëhet në fillim të muajit ma

Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Reagojnë familjarët e viktimave të luftës
Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Jashari kërkon anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut A5
FSK-ja stërvitet bashkë me Amerikën, Kroacinë dhe Shqipërinë
Arrestohet 32-vjeçari, dyshohet se kërcënoi Donika Gërvallën