Prishtinë, 18 korrik 2025
Skenës politike në Kosovë i është shtuar një subjekt i ri me orientim konservator: “Forca e Re Kombëtare”. Iniciativa është ndërmarrë nga ish-ministri Ferid Agani, ndërsa themelimi i saj është konkretizuar përmes mbledhjes konstitutive të Këshillit Organizativ, të mbajtur më 14 dhe 17 korrik.
Sipas njoftimit për media, mbledhjet janë zhvilluar në një atmosferë serioze dhe bashkëpunuese, me pjesëmarrjen e figurave të njohura nga jeta publike, akademike dhe politike, si dhe qytetarë të interesuar për një alternativë politike me vlera të theksuara morale, kulturore dhe shtetformuese.
Gjatë mbledhjeve u morën disa vendime kyçe:
U miratua Rregullorja e Punës së Këshillit Organizativ;
U zgjodh kryetari i Këshillit dhe u konstituuan strukturat drejtuese;
U emërua përfaqësuesi ligjor për paraqitje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve;
U vendos për themelimin e grupeve të punës për hartimin e dokumenteve themelore, si Statuti, Programi Politik, Platforma Ideologjike, Strategjia e Komunikimit Publik dhe ajo Zgjedhore.
Po ashtu, u miratua “Deklarata Politike e Mbështetjes”, që përqafon vlera si familja, tradita, morali, identiteti kombëtar dhe liria individuale në kuadër të rendit kushtetues dhe demokratik.
Një nga pikat më të rëndësishme ishte bashkimi i Partisë së Drejtësisë me grupin politik të intelektualëve “Integriteti”, me synimin për të krijuar një subjekt të përbashkët mbi baza të barazisë, që do të bashkojë përvojën 25-vjeçare të Partisë së Drejtësisë me vizionin e ri të partnerit të saj.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj