Prishtinë, 10 prill 2026 20:40
Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, me 63 vota pro ka miratuar në lexim të parë Projektligjin nr. 10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Miratimi i këtij ligji u parapri nga një debat mes pozitës dhe opozitës. Deputetët e opozitës nuk e mbështetën.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i autorizuar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila paraqiti fillimisht në Kuvend projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Sipas tij, ky projektligj synon vendosjen e masave, me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe interesi publik.
Një projektligj që është përgjigje politike dhe shtetërore ndaj një nevoje reale të qytetarëve të Kosovës që shteti të mos mbetet si spektator për kur çmimet e produkteve bazë dalin jashtë logjikës ekonomike dhe rëndon drejtpërdrejt në familjet tona’, ka thënë Murati. Ky projektligj synon të vendosë masa të përkohshme dhe proporcionale për produktet themelore në raste të destabilizimit të tregut, me fokus të qartë në mbrojtjen e konsumatorit dhe interesit publik”, tha Murati.
Murati u shpreh se ky projektligj nuk është kundër bizneseve, por që ai thotë se e ndan kufirim mes fitimit të ligjshëm dhe abuzimit në rrethana të krizës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj