Prishtinë, 10 prill 2026 16:40
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar të premten një mbledhje elektronike, ku ka shqyrtuar dhe miratuar një sërë projektligjesh dhe vendimesh me rëndësi të veçantë për sektorin energjetik, bujqësor dhe financat publike.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë mbledhjes, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Energjinë, si dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Po ashtu, sipas njoftimit, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak.
Në kuadër të kësaj mbledhjeje është miratuar edhe vendimi për rregullimin kontabël të shpenzimeve buxhetore të realizuara gjatë periudhës së financimit të përkohshëm për tremujorin e parë të vitit 2026.
Sipas Qeverisë, ky rregullim bëhet në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2026, në mënyrë që këto shpenzime të reflektohen sipas strukturës së re organizative të përcaktuar me Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj