Prishtinë, 17 korrik 2025
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se në rast se nuk zgjidhet ngërçi institucional deri në fundjavë, ajo do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në fillim të javës së ardhshme.
“Ne jemi duke përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe nëse edhe gjatë këtij vikendi nuk ka institucione apo ndonjë marrëveshje që çon në konstituimin e tyre, atëherë në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës,” deklaroi Osmani në një konferencë për media të enjten.
Ajo theksoi se mosrespektimi i afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja duhet të sjellë pasoja juridike, duke theksuar se bëhet fjalë për një afat detyrues dhe kushtetues.
Sipas Osmanit, në këtë fazë, Kushtetuta nuk i jep asaj kompetencën për shpërndarjen e Kuvendit apo caktimin e zgjedhjeve të reja.
Presidentja tha se ka zhvilluar takime me liderët e partive politike dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me disa prej tyre, por nënvizoi se nuk është roli i saj të negociojë për krijimin e koalicioneve.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 48-të të konstituohet, ndërsa afati kushtetues për formimin e institucioneve përfundon më 26 korrik.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj