Prishtinë, 27 mars 2026 20:40
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mori pjesë në diskutimin e organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me rastin e promovimit të librit “Hallka më e fortë: Një histori gojore e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, nga autorja Anna Di Lellio, në bashkëpunim me Garentina Kraja.
Me këtë rast, Gërvalla cilësoi gruan shqiptare si një hallkë të fortë që mban shoqërinë mbi supe, e palëkundur përballë dhunës, terrorit dhe padrejtësisë, përballë përdhunimit si armë lufte dhe strategjive politike e të qëllimshme të Serbisë që synonin të shkatërronin çdo gjurmë të njerëzimit në Kosovë.
“Ajo qëndroi, e fortë dhe e guximshme, duke kthyer dhunën në rezistencë dhe tmerrin në histori që nuk mund të fshihet, as të falet e harrohet. Forca e saj është më e madhe se çdo frikë, më e madhe se çdo heshtje, dhe më e madhe se çdo përpjekje për ta margjinalizuar. Ajo është heroinë e gjallë”, u shpreh Gërvalla.
“Hallka më e fortë”, libri më i ri i autores Anna Di Lellio dhe bashkëautores Garentina Kraja, dokumenton historinë gojore të 20 grave nga 20.000 që i mbijetuan përdhunimin si armë lufte gjatë luftës në Kosovë dhe i jep zë guximit dhe rezistencës së tyre të jashtëzakonshme.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës