Prishtinë 27 Mars 2026 15:45
49 tabela me përshkrimin e 49 masakrave të kryera gjatë luftës në Kosovës më 1998-1999 janë vendosur në sheshin e Prishtinës që nga 24 marsi në përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s. Ato janë renditur kronologjikisht, duke filluar nga masakra në Likoshan e Qirez e 28 shkurtit 1998, deri te masakra në familjen Bala më 12 qershor 1999.
Në mesin e 49 masakrave është edhe ajo e në Burgun e Dubravës, por në tabelën kushtuar kësaj masakre janë bërë gabime në përshkrim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ka shkruar se të dhënat e paraqitura për këtë masakër “janë krejtësisht të pasakta”, duke nisur nga numri i viktimave deri te cilësimi si “persona të armatosur shqiptarë” në mesin e të vrarëve në burg më 1999.
“Të dhënat e paraqitura për këtë masakër janë krejtësisht të pasakta. Përveç numrit të viktimave, i cili nuk korrespondon me të vërtetën (ku figurojnë 106 të vrarë, ndërsa deri më tani janë të konfirmuar 116 të masakruar dhe 1 i zhdukur) aty paraqitet edhe një pasaktësi tjetër e madhe dhe e dëmshme. Nuk e di nëse kjo është bërë me qëllim apo jo, por pretendimi se 48 prej të vrarëve kanë qenë persona të armatosur shqiptarë, ndërsa 58 civilë, është plotësisht i pavërtetë. Në atë masakër gjenocidale nuk ka pasur asnjë shqiptar të vrarë në cilësinë e personit të armatosur. Të gjithë kemi qenë duarthatë dhe të pambrojtur”, ka sqaruar Dugolli.
Dugolli u ka bërë thirrje organizatorëve të ekspozitës që ta tërheqin materialin dhe ta korrigjojnë. Po ashtu ka ftuar Prokurorinë, përkatësisht Departamentin për krime lufte, që të përfshihet në këtë çështje dhe ta hetojë.
“Një material i tillë, në formën aktuale, nuk i shërben të vërtetës; përkundrazi, mund të përdoret për të përforcuar narrativën e rreme të Serbisë për gjoja rebelimin e të burgosurve shqiptarë gjatë kohës kur është kryer kjo masakër”.
Kjo ekspozitë është realizuar në mes tjerash edhe me mbështetje financiare nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
KOHA ka kërkuar një koment edhe nga autori i ekspozitës, Shkelzen Gashi. Sapo të marrë përgjigje artikulli do të përditësohet.
Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999” është organizuar nga organizata “Admovere” në bashkëpunim me “Integra”. Ekspozita është realizuar me mbështetje financiare nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, EXFIS, Libraria Dukagjini, JYSK, KFC, CHëB dhe Besa-Besë.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin