Prishtinë 27 Mars 2026 8:11
Dy aeroplanë bombardues të Serbisë, më 27 mars 1999, morën në shënjestër selinë e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress dhe radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë.
Si pasojë e këtij sulmi qe vrarë, Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar ndërkohë që kanë marrë plagë dy prindërit e Elbasanit dhe gjashtë anëtarë të kësaj familjeje.
Një ditë më parë po ata aeroplanë kishin goditur ish-selinë e zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi në Kleçkë.
Dy aeroplanë jugosllavë të tipit Mig 21, në orën 8:20, kanë marrë në shënjestër lagjen e fshatit Berishë, ku ndodhej selia e Radios dhe e Agjencisë, dy institucionet informative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Lexo po ashtu
Aeroplanët kanë zbrazur nga katër arka bomba të tipit kasetë, në një hapësirë prej Shtëpisë së Osman Berishës, shtëpisë së Asllan Berishës e deri te shtëpia e Mehmet Berishës në një sipërfaqe rreth 300 metra.
Nga shpërthimi i bombave është vrarë Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar, ndërkohë që kanë marrë plagë dy prindërit e Elbasanit dhe gjashtë anëtarë të kësaj familjeje.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës