Prishtinë 26 Mars 2026 14:47
Studentët e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, me filmin e tyre “Prej 6-ve në 5”, janë përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër të Oberhausenit (Internationale Kurzfilmtage Oberhausen), në Gjermani.
Sipas njoftimit, filmi i shkurtër i punuar nga studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike, trajton një ditë pune të një punëtori të sigurimit në një hotel dhe përbën një sukses të rëndësishëm të drejtimit të ri Kamerë dhe Montazh Filmi në kuadër të Fakultetit të Arteve.
“I realizuar si temë diplome e studentit Ardian Dubova nën mentorimin e profesorit Isak Duraku, me regji dhe skenar të studentes Erlisë Beqiri, drejtor fotografie dhe producent Ardian Dubovën, si dhe skenografi dhe kostumografi të studentes Fjolla Mani, filmi paraqet një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet departamenteve të Fakultetit të Arteve.” – njofton UP, më 25.03.2026.
UP ka treguar se rolet kryesore në këtë film – pa kurrfarë kompensimi material – i luajtën aktorët Astrit Kabashi e Eshref Durmishi.
Ndërsa, krijuesit e filmit përveç profesorit Astrit Kabashi, janë: Ardian Dubova e Erlisë Beqiri të shoqëruar nga dekani Hazir Haziri dhe profesorët e këtij fakulteti – Isak Duraku dhe Latif Hasolli.
Ata janë takuar me rektorin Arben Hajrullahu dhe prorektorët Albana Berisha-Qehaja, Majlinda Gjelaj e Adem Beha.
“Në takim studentëve, profesorëve dhe aktorëve të filmit iu dëshirua përfaqësim dinjitoz i Fakultetit të Arteve dhe Universitetit të Prishtinës dhe triumf në garën e njohur ndërkombëtare me 121 filma të përzgjedhur nga 48 shtete.” – thuhet në komunikatë.
UP po ashtu tregon se ‘Internationale Kurzfilmtage Oberhausen’ është një prej festivaleve më të rëndësishme në botë për filmin e shkurtër dhe pjesëmarrja në të shënon një sukses historik për Universitetin.
“Filmat e përzgjedhur nga ky festival kanë gjasa reale të hyjnë edhe në garën për Çmimin Evropian të Filmit që jepet nga Akademia Evropiane e Filmit.” – ka shpjeguar UP.

Shtëpia e Kulturës së Runikut të Skenderajt nga kujtesa lokale në skenën e New Yorkut
“Akordet e Kosovës” rikthehen me format të zgjeruar, përfshihen edhe fëmijët
Rreth 20 mijë vizitorë dhe mijëra libra të shitur në Festivalin për Fëmijë
Xhamia e Burojës drejt përfundimit të restaurimit, së shpejti i kthehet komunitetit
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore
Në vitin 1889, Krusheva kishte rreth 160 shtëpi shqiptare
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Kuçi: Aktorët e jashtëm mund të shfrytëzojnë tensionet për ta destabilizuar Kosovën