Prishtinë, 25 mars 2026 17:40
Gjykata Kushtetues e vlerësuar si të pranueshme kërkesën e paraqitur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Aktgjykimi ka dhënë afat 34 ditë për të zhvilluar procedurën e zgjedhjes së presidentit
Gjykata, njëzëri, vendosi: I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme; II. TË KONSTATOJË që Dekreti [nr.24/2026] i 6 marsit 2026 i Presidentes së Republikës së Kosovës nuk prodhon asnjë efekt juridik; III. TË KONSTATOJË që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi kanë tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës;
- TË KONSTATOJË që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
TË KONSTATOJË që Vendimi i Gjykatës për vendosjen e masës së përkohshme, i 9 marsit 2026 shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;
- T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve; VII. TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës; VIII. TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.
Njoftim për publikimin e aktgjykimit KO72/26 dhe KO74/26
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 25 mars 2026, ka vendosur për kërkesat e
bashkuara në rastet KO72/26, të parashtruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës,
z. Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KO74/26, të parashtruar nga
znj. Arbërie Nagavci dhe 30 (tridhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
bazuar në autorizimet e përcaktuara me paragrafin 2 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e
Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet së cilës është kërkuar
vlerësimi i kushtetutshmërisë “së dekretit nr. 24/2026 të datës 06.03.2026, të Presidentes së
Republikës së Kosovës, lidhur me shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”
Gjykata, njëzëri, vendosi:
I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;
II. TË KONSTATOJË që Dekreti [nr.24/2026] i 6 marsit 2026 i Presidentes së Republikës
së Kosovës nuk prodhon asnjë efekt juridik;
III. TË KONSTATOJË që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga dita e hyrjes
në fuqi të këtij Aktgjykimi kanë tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe
përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës;
IV. TË KONSTATOJË që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda
periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në
nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë,
zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45)
ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe
paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
V. TË KONSTATOJË që Vendimi i Gjykatës për vendosjen e masës së përkohshme, i 9
marsit 2026 shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;
VI. T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;
VII. TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në
pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën
Kushtetuese të Republikës së Kosovës;
VIII. TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi menjëherë

AME: Situata pas reshjeve në Kosovë është stabile, uji është në rënie në zonat e prekura
Dëshmitari në rastin “Ibër-Lepenci”: 20 nga 24 mostrat përputheshin me ADN-në e të akuzuarit Viqentijeviq
Punimet në Parkun Industrial në Frashër avancojnë, shtohet interesi i bizneseve për investime
Aktakuzë ndaj 57-vjeçarit që qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë
Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Shtyhet aktgjykimi ndaj Milorad Gjokoviqit
Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin
Kamberi: Propozim për rezolutë që trajton krimet e luftës në Kosovë