Prishtinë 25 Mars 2026 11:14
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, ku është vënë në thelb forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
Në një shkrim në “X”, Hoxha e ka cilësuar takimin si shumë miqësor, ndërsa theksoi se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë, duke rikujtuar se këtë qëndrim ia ka konfirmuar më herët edhe ministrit Glauk Konjufca.
Sipas tij, gjatë takimit u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e partneritetit të veçantë Shqipëri–Kosovë dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Ky bashkëpunim do të konkretizohet përmes koordinimit më të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike, veçanërisht në sektorët e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit.
Hoxha ka nënvizuar gjithashtu se Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqishëm forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe procesin e integrimit të saj euroatlantik.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri