Prishtinë, 16 Korrik 2025
Ambasada britanike tregon për temat e diskutimeve që Karen Pierce pati me liderët e partive politike të Kosovës
Ambasada britanike në Kosovë ka njoftuar sot, më 15.07.2025, për temat e bisedave ndërmjet të Dërguarës së Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, me liderët e partive politike kosovare.
Ndër temat e diskutimit me krerët e LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, sipas Ambasadës kanë qenë edhe përgatitjet për Samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në tetor në Mbretërinë e Bashkuar.
Po ashtu, sipas njoftimit, Pierce ka thënë se është e rëndësishme që Kosova të formojë sa më shpejt një qeveri që do të punojë në të mirë të të gjithë qytetarëve të saj.
“Diplomatja britanike ka nënvizuar gjithashtu nevojën që Kosova të tregojë në mënyrë të dukshme përkushtimin e saj si një shtet shumetnik dhe ka inkurajuar vazhdimin e angazhimit në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”- thuhet në njoftim.
Po ashtu në komunikatë theksohet se Pierce është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin ka ritheksuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për KFOR-in, duke e cilësuar këtë mision si kyç për ruajtjen e sigurisë në rajon.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbrëmjen e 14 korrikut 2025 pati darkë pune me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pierce.
Darka e punës u mbajt në rezidencën e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.Zyra e Kryeministrit njofton se Pierce vjen në Kosovë për herën e dytë, pasi që në prillin e kaluar ishte pjesë e delegacionit të sekretarit të Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar David Lammy.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj