Prishtinë, 15 Korrik 2025
Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduani, ka pritur të martën në selinë e këtij misioni në Kosovë emisaren britanike, Karen Pierce.
Sipas njoftimit zyrtar të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar gjendja aktuale e sigurisë në Kosovë dhe procesi i dialogut me Serbinë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Takimi u fokusua kryesisht në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në dialogun Beograd–Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja. Në këtë kontekst, Gjeneral Major Barduani ritheksoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet.”.
Ai gjithashtu ka vlerësuar lartë angazhimin e kontingjentit britanik në kuadër të KFOR-it dhe ka shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Gjatë vizitës, Pierce shprehu mirënjohjen për përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe në mbështetjen e stabilitetit për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj