Prishtinë, 24 mars 2026 22:50
Burimi: Tëvë
28 vite pas lufës, shumë prej akterëve të krimeve akoma nuk kanë dalur para drejtësisë. Mirëpo, dje iu vunë prangat Zoran Stankoviqit, si të dyshuar për krime lufte në Matiqan të Prishtinës. Banorët e Matiqan kujtojnë se si Stankoviqi para luftës ishte një fqinj i zakonshëm, i cili më pas sipas tyre u shndërrua në bashkëpunëtor të ushtrisë e policisë serbe.
Para viteve të 90-ta, Zoran Stankoviq, ishte një fqinj i zakonshëm për banorët e fshatit Matiqan të Prishtinës.
Mirëpo, me nisjen e luftës, gjithçka ndryshoi.
Stankoviq dyshohet se u përfshi në krimet që i kryen në këtë pjesë të Kosovës, ushtria dhe policia serbe.
Para luftës, Hysen Gashi rrëfen se kishim raporte të mira me Stankoviqin.
“Kemi qenë kojshi, i kemi rujtë kafshët bashkë, kemi nejt bashkë. E kom njoftë babën e tij, na kemi kalu mirë me ta përpara, na vendasit qetu. S’kena pasë kurrë problem, i kemi pasë bahqet bashkë, i kemi punu bashkë, deri kur u ardhë lufta janë kon poshtë në katun na jemi kon naltë. Ama na s’kemi pasë kurfarë problemi me ta”, ka thënë Gashi.
Gashi kujton se si Stankoviq nisi bashkëpunimin kriminelët serbë.
“Kur janë vendosë policia dhe ushtria që erdhën para bombardimeve, ata ua qojshin me traktor bukën nëpër kodra. Me qat Borën, me traktor të qatij e di që e kanë qu bukën”, u shpreh tutje Gashi.
Pikërisht nën dyshimin për përfshirje në krime lufte, Zoran Stankoviq, u arrestua më 23 mars në kufirin Kosovë – Serbi.
E Gashi tregon se serbët dogjën gjithçka që u doli përpara.
“Në kohën e bombardimeve neve na ka djeg dikush kto maqinat. Qysh kom ni une, njani u kon i Çagllavicës me qat Borën, kishin pasë marrë pjesë në qat farë kalljen. Ama maqinat m’kanë shku diku 200-300 mijë euro”, theksoj Gashi.
Pas përfundimit të luftës dhe kthimit të shqiptarëve nëpër shtëpitë e tyre, nuk u panë më gjurmë të serbëve që jetonin andej.
“Mas lufte s’u kon k’tu. Se kur jemi kthy prej Maqedonie, k’tu nuk kanë ekzistu mo asnjo hiq. Ishin kon shkue”, ka përfunduar Gashi.
Ndaj Stankoviqit Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

Policia ruan kishat ortodokse 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, ndërsa Serbia flet për “persekutim”
Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin `Ibër-Lepenc
AME: Situata pas reshjeve në Kosovë është stabile, uji është në rënie në zonat e prekura
Dëshmitari në rastin “Ibër-Lepenci”: 20 nga 24 mostrat përputheshin me ADN-në e të akuzuarit Viqentijeviq
Punimet në Parkun Industrial në Frashër avancojnë, shtohet interesi i bizneseve për investime
Aktakuzë ndaj 57-vjeçarit që qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë
Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin
Kamberi: Propozim për rezolutë që trajton krimet e luftës në Kosovë