Prishtinë 24 Mars 2026 11:19
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se mosfunksionim aktual i Kuvendit të Kosovës është duke paraqitur pengesa në përgatitjet për dërgimin e FSK-në në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.
Ai ka thënë se janë në fazën e përgatitjeve fillestare, por se vendimi i Qeverisë duhet të miratohet edhe në Kuvend.
“Mungesa e funksionalitetit të Kuvendit të Kosovës, përveç shumë pengesave që i bënë zhvillimit të përgjithshëm është duke u bërë pengesë për mosdërgimin e FSK-së në Gaza. Ende jemi në fazën e përgatitjeve, mirëpo është procedurë, por na duhet vendimi në Qeveri, ky vendim pastaj kalon në Kuvend, pastaj me shumicë votash Kuvendi e mandaton FSK-në për të marrë pjesë në Gaza dhe në fund përcillet tek presidenti/presidentja për aprovim”, ka thënë Maqedonci në një intervistë në emisionin
Ministri i Mbrojtjes ka thënë se për dërgimin e FSK-së në Gaza ka pasur koordinim mes Qeverisë dhe Presidences dhe institucioneve të tjera.
Ai ka treguar edhe për numrin e ushtarëve që do të dërgohen në Gaza dhe përbërjen e tyre.
“Do të dërgojmë mbi 20 ushtarë fillimisht, do të jenë ushtarake të fushave të ndryshme, dominimi do të jetë më shumë që është një specialitet tashmë i FSK-së, do të kemi oficerë dhe nënoficerë nga operacionet speciale, por gjithashtu do të kemi oficerë planifikues që do të jenë të atashuar në komandën e forcës stabilizuese, por do të kemi edhe ekipe mjekësore të cilat do të jenë pjesë e ketij kontingjenti të FSK-së”, ka thënë Maqedonci.
Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë mision ka rëndësi të veçantë, pasi përveç kontributit në paqe e siguri, ky mision është miratuar në OKB dhe Kosova merr pjesë në një mision të OKB-së pa qenë anëtare e saj.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri