Prishtinë, 24 mars 2026 07:08
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Kosova do të nisë prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor të këtij viti.
Ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka thënë se kjo është një arritje historike për Kosovën e pasluftës dhe shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend.
“Ne tashmë kemi marrë hapa fillestar në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. Në fund të këtij viti, në dhjetor, do të kemi prodhimin e municioneve të para të prodhuara ndonjëherë në Kosovë – 7.62 dhe 5.56 mm. Kjo lidhet me fabrikën e municionit, ku kemi një plan zhvillimi dhe zotim nga pala turke, nga fabrika shtetërore e prodhimit të municionit në Turqi, që të realizojmë prodhimin e parë në dhjetor”, ka thënë ai.
Maqedonci ka sqaruar se bëhet fjalë për dy lloje fishekësh që përdoren më së shumti në ushtritë e vendeve të NATO-s: 5.56 mm, standard për pushkët individuale të ushtarëve, dhe 7.62 mm, standard për armët ekipore të njësive ushtarake.
Sipas tij, Kosova do të jetë ndër vendet e para në Ballkan që do të prodhojë këto lloje municionesh me standard NATO-je, duke forcuar kapacitetet e saj në mbrojtje dhe siguri.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte