Prishtinë, 23 mars 2026 17:36
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se është arrestuar të hënën një person, i dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Z.S, dyshohet se gjatë periudhës 1998-1999, si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, ka kryer krime lufte në Matiçan.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar Z.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”. I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999. Brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës