Beograd 23 Mars 2026 14:45
Serbia nuk është çliruar realisht nga sistemi i ndërtuar nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit, pasi i njëjti mentalitet politik vazhdon të dominojë edhe sot.
Kështu deklaroi shkrimtari dhe ish-lideri i opozitës serbe, Vuk Drashkoviq në një intervistë për portalin malazes “Pobjeda”.
Derisa shprehet optimist për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, Drashkoviq deklaroi se Serbia mbetet “strategjikisht, shpirtërisht dhe civilizueshëm në robëri të rendit të KGB-së”, duke e krahasuar klimën politike me regjime autoritare si Irani.
Ai tha se në Serbi vazhdon të glorifikohet Millosheviqi, ndërsa studentët protestues shpallen “tradhtarë” dhe “terroristë”, duke shtuar se propaganda anti-perëndimore ka deformuar vetëdijen kolektive.
Sipas tij, për më shumë se tri dekada është zhvilluar një “inxhinieri e harresës” që ka fshirë nga kujtesa publike rolin e opozitës anti-millosheviqiane dhe protestave të viteve ’90.
Në një kritikë të drejtpërdrejtë, ai tha se shumica e qytetarëve në Serbi besojnë se SHBA, Bashkimi Evropian dhe NATO janë armiq, ndërkohë që miliona serbë jetojnë dhe punojnë në këto vende. Sipas tij, antiperëndimizmi në Serbi është jashtëzakonisht i lartë dhe simpatia për Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin është e tepruar dhe e rrezikshme, duke shtuar se elitat politike dhe fetare kanë kontribuar në këtë orientim.
Duke folur për ndikimin rus në Serbi, Drashkoviq tha se “është i thellë dhe i qëndrueshëm”.
E sa i përket aleancës ushtarake Kosovë, Shqipëri-Kroaci pë rtë cilën Vuçiq deklaron se gjoja paraqet rrezik për Serbinë, Drashkoviq theksoi se retorika e frikës përdoret për të justifikuar armatimin, ndërsa rreziku i vërtetë, sipas tij, vjen nga ndikimi rus në politikën e brendshme.
Sipas Drashkoviqit, edhe pse sot në Serbi ka protesta të vazhdueshme kundër sistemit, pushteti reagon me represion dhe ndryshimi real mungon. Ai vëren se ndryshe nga vitet ’90, protestuesit nuk mbajnë më simbole pro-evropiane, ndërsa frika nga stigmatizimi publik është rritur dhe diskursi publik është zhvendosur drejt nacionalizmit.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte