Prishtinë 23 Mars 2026 12:23
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha mëngjesin e sotëm e ka nisur me një vizitë në qytetin e Ferizaj.
Sipas një njoftimi ai bashkë me ekspertët dhe përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujit “Bifurkacioni”, kanë parë nga afër ecurinë e projektit të zgjerimit dhe rikonstruktimit të hyrjes së Ferizajt.
Sipas Bashës nga sot puna do të zhvillohet në dy turne për të përshpejtuar realizimin e plotë të projektit.
Postimi i plotë:
Mëngjesin e sotëm e fillova në terren, ku bashkë me menaxherin e kontratës, përfaqësuesit e punëkryesit, ekspertët dhe përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujit “Bifurkacioni”, pamë nga afër ecurinë e projektit të zgjerimit dhe rikonstruktimit të hyrjes së Ferizajt.
Me akterët diskutuam në vend të ngjarjes për të gjitha sfidat e hasura dhe përcaktuam qartë hapat në vazhdim për t’i tejkaluar të njëjtat pa vonesa të mëtejshme.
Nga punëkryesit kërkova angazhim më të madh dhe ritëm më të shpejtë të punimeve, me ç’rast nga tani puna do të zhvillohet në dy turne për të përshpejtuar realizimin e plotë të projektit.
Objektivi ynë është i qartë dhe do të bëjmë çmos që ta lirojmë urën për qarkullim, në mënyrë që të shkarkohet trafiku para ardhjes së bashkatdhetarëve, në mënyrë që fillimi i verës të jetë me qarkullim sa më të lehtë dhe funksional

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin