Prishtinë 23 Mars 2026 11:23
Forca e Sigurisë së Kosovës thotë se në kuadër të zhvillimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve udhëheqëse, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar me sukses certifikimi i dy kurseve, sipas tyre, të rëndësishme: Kursi për Lider të Avancuar “Gjenerata 17-2026” dhe Kursi për Lider Luftarak “Gjenerata 24-2026”.
Këto kurse, thotë FSK-ja, përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove për përballimin e sfidave bashkëkohore, duke forcuar aftësitë e lidershipit, vendimmarrjes dhe menaxhimit në situata komplekse operacionale dhe taktike.
“Gjatë realizimit të tyre, pjesëmarrësit kaluan nëpër një proces intensiv trajnimi, duke zhvilluar aftësi praktike dhe teorike të nevojshme për udhëheqje efektive në çdo nivel të përgjegjësisë”, ka bërë të ditur Forca e sigurisë.
Sipas tyre, përmes këtij certifikimi, pjesëmarrësit dëshmuan përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi më të larta në shërbim të misionit.
“KDS mbetet e përkushtuar në zhvillimin e liderëve të aftë, të disiplinuar dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes”, thotë FSK-ja.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin