Prishtinë 21 Mars 2026 16:44
Njohësi i çështjeve ekonomike, Lulzim Beqiri ka ngritur shqetësimin për mosrespektimin e marzhës së fitimit të caktuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë MINT nga disa pika të karburanteve në vend.
Sipas tij, kjo situatë ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e qytetarëve, duke rritur koston e jetesës.
“Kjo ndikon drejtpërdrejt dhe mjaft ndjeshëm në ekonominë e qytetarëve. Rritja e çmimit të naftës prek koston e jetesës. Nafta është input bazë për transportin, prodhimin dhe shpërndarjen e mallrave. Kur rritet çmimi i saj, bizneset i transferojnë këto kosto te konsumatorët, duke rritur çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve. Kemi efekt zinxhir në inflacion. Goditet buxheti familjar”, tha Beqiri.
Beqiri shton se nëse çmimet vazhdojnë të rriten pavarësisht marzhës së caktuar nga MINT, kjo tregon për probleme në zbatim dhe mbikëqyrje të tregut.
“Nëse çmimet rriten pavarësisht marzhës së caktuar nga MINT, kjo tregon për probleme në zbatim dhe mbikëqyrje të tregut. Në teori, kufizimi i marzhës duhet të stabilizojë çmimet, por në praktikë ato ndikohen edhe nga çmimet ndërkombëtare, kursi i këmbimit dhe konkurrenca reale në treg. Zgjidhja nuk është vetëm vendosja e marzhës, por monitorimi real i tregut, transparenca e çmimeve dhe konkurrenca efektive”, thotë ai.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës