Prishtinë, 19 mars 2026 16:10
Ish-pjesëtarit të MPB-së së Serbisë, V. M., i cili dyshohet se ka lidhje me kidnapimin dhe plagosjen e Millan Vukashinoviqit, në ditën e parë të nëntorit të vitit të kaluar, Gjykata e Mitrovicës ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.Kështu konfirmoi për KALLXO.com, zëdhënësja e Gjykatës, Hateme Haxhaj.“Lidhur me këtë rast penal, Gjykata Themelore në Mitrovicë, ia ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit V. M. edhe për dy muaj të tjerë, pra deri me 18.05.2026”- theksoi ajo.
Deri tani, i dyshuari ka mbajtur tre muaj paraburgim.Si ndodhi arrestimi?Policia e Kosovës kishte arrestuar ish-pjesëtarin e MPB-së së Serbisë si i dyshuar në lidhje me kidnapimin e Millan Vukashinoviqit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte njoftuar më 20.12.2025 se në një operacion të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, është arrestuar në Leshak, ish-pjesëtari i MPB-së serbe.
Sveçla kishte thënë se i arrestuari ishte integruar në Policinë e Kosovës sipas marrëveshjes së vitit 2013, prej nga kishte dhënë dorëheqje.
Sveçla bëri të ditur se ekzistojnë dyshime se i arrestuari ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Millan Vukashinoviqit, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë.
Siç ka shkruar ministri, Vukashinoviq dyshohet se ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës së Serbisë dhe ato të ushtrisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.Pas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 9 telefona celularë, 1 laptop, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe 1 tytë arme.
Plagosja e rrëmbimi i Millan VukashinoviqitMillan Vukashinoviq, shtetas i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe, më 01.11.2025, afër zonës së Leposaviqit.
KALLXO.com mëson se para një viti e gjysmë, Vukashinoviqit iu kishte sulmuar vetura me eksploziv, ndërsa ka pasur edhe sulme e kërcënime të tjera.
Për dyshimet lidhur me plagosjen dhe rrëmbimin e shtetasit të Kosovës, njoftoi Policia e Kosovës.
Edhe kur ndodhi incidenti i një nëntorit, kishte reaguar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme.
Sipas tij, Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës, duke cenuar hapur integritetin territorial të Kosovës.
Ai kishte kujtuar se dy vite më parë pjesëtarë të njësive speciale të Serbisë hynë brenda territorit të Kosovës dhe kidnapuan tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pas kësaj, ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, më 23.09.2023.
Sveçla, po ashtu theksoi se është koha e fundit që faktori ndërkombëtar të reagojë me veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, “në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë.

Dy të arrestuar për mashtrim, sekuestrohen dhjetëra mijëra euro dhe vetura në vlerë mbi 1 milion euro
Vdekje e dyshimtë në Podujevë, viktima gjendet me plagë në fytyrë dhe disa armë përreth
Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një punëtor pasi u zu nga kamioni
Dogana e Kosovës konfiskon mbi 122 mijë euro në veturën që e drejtonte shtetasi rumun
Shkon në pesë numri i të arrestuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ferizaj, në pranga edhe një noter
Një fëmijë bie në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret me shenja jete
Kolapsi i personelit në Leposaviq për shkak të një spastrimi politik që e la komunën pa staf profesional
Fermerët e veriut të Mitrovicës më afër subvencioneve dhe mbështetjes institucionale
Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës
Peticioni për krerët e UÇK-së arrin mbi 170 mijë nënshkrime