Prishtinë, 15 Korrik 2025
Festa kombëtare franceze, 14 korriku, u shënua edhe në Kosovë. Ambasada e Francës organizoi një pritje ku u theksua forcimi i marrëdhënieve të ndërsjella, si dhe mbështetja që Franca i ofron Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Gueraud, në fjalën e tij, theksoi se viti i kaluar ishte vendimtar për përmirësimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile në Kosovë.
Ambasadori Gero iu referua edhe situatës politike në Kosovë, duke theksuar se për të arritur progres dhe për të nënshkruar marrëveshje të rëndësishme, Kosova ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme që do të ketë mbështetjen e kuvendit.
Festa kombëtare franceze shoqërohet me dy ngjarje simbolike në historinë e Francës: kryengritja popullore dhe rënia e Bastijës më 14 korrik 1789, si fillimi i Revolucionit Francez, dhe Dita e Federatës më 14 korrik 1790, e cila shënon unitetin kombëtar në Paris dhe përvjetorin e parë të rënies së Bastijës.

Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve