Gjilan, 18 mars 2026 16:21
Mediet e Kosovës kanë publikuar sot pamje nga stërvitjet e ushtrisë serbe që po zhvillohen në afërsi të kufirit me Kosovën, ku shihen edhe helikopterë duke lëshuar parashutistë.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili i ka cilësuar këto veprime si shqetësuese dhe provokuese për qytetarët.
Ai ka theksuar se prania e forcave ushtarake dhe aktivitete të tilla pranë zonave të banuara krijojnë ndjenjë pasigurie dhe tension të panevojshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve, transmeton IndeksOnline.
Hyseni ka kërkuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin veprime konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
“Qytetarët tanë meritojnë qetësi, siguri dhe perspektivë, jo frikë dhe presion”, ka deklaruar ai, duke shtuar se do të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve dhe të angazhohen për mbrojtjen e interesave të tyre.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë