Prishtinë 18 Mars 2026 14:45
Kosova ka nënshkruar me Bankën Zhvillimore Gjermane (KfW) kredinë në vlerë prej 80 milionë eurosh për të mbështetur reformat në sektorin e energjisë dhe politikave klimatike, raporton Ekonomia Online.
Kjo u bë nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, si dhe delegacioni i KfW-së, i përfaqësuar nga Pablo Obrador Alvarez.
Ministri Murati ka thënë se kjo do të shërbejë si mbështetje buxhetore për reformat e parashikuara në kuadër të integrimit energjetik me rajonin dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian.
“Sapo morëm pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një kredie dhe një marrëveshjeje për grant. Kjo marrëveshje financiare është nënshkruar me KfW, Bankën Zhvillimore Gjermane. Bëhet fjalë për një mbështetje financiare në vlerën prej 80 milionë eurosh, e cila do të shërbejë si mbështetje buxhetore për reformat e parashikuara në kuadër të integrimit energjetik me rajonin dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian. Këto reforma na afrojnë më shumë drejt konvergjimit, si në politika, ashtu edhe në përgatitjen e sistemit tonë energjetik, për të garantuar të drejta të plota në ENTSO-E dhe për integrimin në të gjithë sistemin energjetik rajonal e më gjerë. Kjo është një mbështetje e jashtëzakonshme për të cilën i jemi falënderues shtetit gjerman dhe bankës KfW. Besoj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në fushën e energjisë, por edhe në fusha të tjera”, tha Murati.
Nga KfW, Pablo Obrador Alvarez tha se kjo është kredia e parë e bazuar në politika që nënshkruhet me Kosovën.
Ai theksoi se instrumenti synon të plotësojë financimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në sektorin e energjisë, duke mbështetur qeverinë në zbatimin e reformave të nevojshme për tranzicionin energjetik,
“Për KfW-në, kjo është kredia e parë e bazuar në politika (policy-based loan) që po nënshkruajmë me Kosovën, prandaj ky është një hap shumë i rëndësishëm për ne.
Ky instrument i ri synon të plotësojë financimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në sektorin e energjisë, duke mbështetur qeverinë në zbatimin e reformave të nevojshme për tranzicionin energjetik. Falënderojmë qeverinë dhe juve personalisht, ministër, për besimin dhe bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm. Shpresojmë që në vitet e ardhshme të realizojmë së bashku reformat e parashikuara në këtë program”, tha Obrador Alvarez.

Paraqiten katër kërkesa në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Nis protesta në sheshin e Prishtinës, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht
Përgatitje e avancuar për pjesëtarët e FSK-së në qitje precize
Foda publikon listën zyrtare të Kosovës, shumë risi dhe mungesa të mëdha