Prishtinë 18 Mars 2026 11:08
I akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Dushan Maksimoviq gjatë dhënies së mbrojtjes tha se fotografia ku shihet ai me uniformë ishte realizuar në vitin 2022.
Maksimoviq tha se mbetet pranë deklaratës së dhënë më 25 prill 2024.
Por, i akuzuari tha se në procesverbal mungon një pjesë e përgjigjes së tij kur ishte pyetur nga Prokuroria lidhur me një fotografi në aktakuzë rreth asaj se si e kishte siguruar uniformën dhe në çfarë detyre ka qenë i angazhuar.
“Unë nuk kam qenë i angazhuar nga askush dhe për asgjë. Fotografia është bërë në shtëpinë ttime, jam fotografuar si për argëtim dhe ka qenë hera e parë që kam pasur uniformë të tillë, dhe po ta kisha më herët, nuk do të ishte interesant për mua të bëj foto”, tha Maksimoviq, duke shtuar se fotografia është realizuar më 2022.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind