Prishtinë 18 Mars 2026 8:04
Gazetari Enver Robelli ka ngritur alarmin për një hulumtim të fundit të publikuar nga revista gjermane Der Spiegel, i cili hedh dritë mbi të ashtuquajturin “Safari në Sarajevë” – një praktikë e dyshuar gjatë luftës në Bosnje, ku civilët shënjestroheshin nga snajperistë për argëtim.
Duke iu referuar shkrimit të “Der Spiegel” dhe librit të publikuar sot nga gazetari italian Ezio Gavazzeni, “Snajperistët e fundjavës”, Robelli shkruan se ekzistojnë dyshime serioze që persona të pasur nga Evropa Perëndimore udhëtonin drejt Sarajevës për të marrë pjesë në “gjueti njerëzish”, duke paguar shuma të mëdha për të qëlluar mbi civilë.
Sipas tij, hetimet janë duke u zhvilluar nga Prokuroria e Milanos, ku prokurorët Alessandro Gobbis dhe Marcello Viola po trajtojnë rastin si vrasje të shumëfishtë me motive të ulëta. Gjyqtari Guido Salvini citohet të ketë deklaruar se nuk ka më dyshime për ekzistencën e këtij fenomeni.
Robelli thekson se sipas hulumtimit, organizimi i këtij aktiviteti dyshohet të ketë qenë nën drejtimin e ish-shefit të shërbimit sekret serb, Jovica Stanisiq, ndërsa për aspektin logjistik përmendet edhe emri i Dragoslav Bokan.
Në statusin e tij, ai përmend edhe pretendimet e gazetarit kroat Domagoj Margetiq, i cili akuzon presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për kontakte me pjesëmarrësit në këtë aktivitet gjatë rinisë së tij. Këto akuza janë mohuar nga Vuçiq, i cili i ka cilësuar si dezinformata.
Robelli sjell në vëmendje edhe një nga rastet më të rënda të viktimave civile, atë të një foshnjeje të vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës, duke theksuar dimensionin tragjik të kësaj periudhe, ku mbi 1,600 fëmijë humbën jetën.
Sipas tij, një element që shton dyshimet është edhe vdekja në rrethana misterioze e tre dëshmitarëve kyç gjatë vitit 2025, të cilët mund të kishin ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.
Duke cituar dëshmi nga terreni, Robelli përshkruan se ardhja e “snajperistëve të fundjavës” paralajmërohej paraprakisht, ndërsa civilët këshilloheshin të largonin gratë dhe fëmijët nga zonat e rrezikuara.
Në fund, ai ngre pyetjen nëse me vdekjen e dëshmitarëve po fshihen gjurmët e fundit të këtij krimi, ndërsa hulumtimi i Der Spiegel pritet të nxisë zhvillime të reja në hetimet ndërkombëtare.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind