Prishtinë, 15 mars 15:51
Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) ka miratuar projektin e ndërhyrjeve në Rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, të propozuar nga Komuna e Prishtinës. Projekti zhvillohet brenda kufijve të zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës dhe pranë aseteve që janë pjesë e regjistrit shtetëror të trashëgimisë kulturore arkitekturore.
Në njoftimin për media, Ministria thotë se zbatimi i çdo projekti brenda zonave të mbrojtura kërkon leje të shkruar nga institucioni kompetent, në përputhje me nenin 6 të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. Sipas saj, projekti është miratuar pas shkëmbimit të rekomandimeve dhe po zbatohet në përputhje të plotë me bazën ligjore.
Ministria ka bërë thirrje për të gjithë investitorët, publikë dhe privatë, që të mos nisin punime në zona të mbrojtura pa pëlqimet paraprake nga institucionet përkatëse, duke paralajmëruar pasoja ligjore për shkeljet.
Në njoftim përmendet se edhe vetë Ministria, në raste të veçuara kur ka vepruar si investitore, është përballur me masa të ngjashme në raste të mungesës së autorizimeve. Ajo ka ripërsëritur gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha palët në mënyrë që projektet të zhvillohen në harmoni me kriteret profesionale të ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi