Prishtinë, 14 mars 2026 07:35
Pjesëtarë të Njësive Speciale me armë të gjata, vazhdimisht qëndrojnë përreth objektit të Ambasadës së Amerikës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Ky shtim i masave të sigurisë është vënë re që nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
Se a ka ndonjë kërcënim real dhe pse janë marë këto masa, tëvë1 ka pyetur Ambasadën por edhe Policinë e Kosovës.
Por, asnjë nga to nuk kanë kthyer përgjigje për mediumin deri në publikimin e kronikës.
Profesori i shkencave të sigurisë, Fatmir Çollaku vlerëson se masat e ndërmarra janë adekuate që mos t’i lihet asgjë rastësisë.
“Mund të supozohet arsyeshëm dhe potencialisht është e mundshme me ndodhë ndonjë atak në objekte ose resurse humane të misionit ushtarak të KFOR-it por edhe ambasadave apo çfarëdo ose kushdoqoftë që vjen nga Amerika apo kushdo mund të ketë pra është potencialisht e mundshme të ketë ndonjë sulm e që evitohet kjo me masa të sigurisë dhe është përforcu dhe garantu siguria me pjesëtarë të armatosur me armë të gjata të Policisë së Kosovës, sigurisht ka edhe vëzhgues tjerë”, thotë Çollaku.
Edhe njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, shtimin e masave të sigurisë e quan të drejtë, sepse ekziston rrezik edhe nga shteti serb për eskalim të mundshëm.
“Pasi ajo është një aleate e Rusisë por njëkohësisht edhe e Iranit dhe disa vende të Ballkanit fatkeqësisht kanë një lloj raporti me Iranin përveç Kosovës dhe Shqipërisë, kështu që gjithë kjo bën nëse Vulin ka kërcënuar direkt në kuptim që do të ndërmerrë masa sikur krahasuar shtetin e Serbisë me Palestinën apo Mossadin me BIA-n çka fare nuk ekziston”.
Policia e Kosovës është duke ruajtur 24 orë edhe hyrjen për në Kampin Bondsteel, baza më e madhe ushtarake e Amerikës në rajon.

Policia e Kosovës jep alarm për mesazhet mashtruese: Mos klikoni dhe mos jepni të dhëna personale
BIA synon destablizimin e Kosovës: Vrajolli: Synohen zgjedhjet dhe organet e sigurisë
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
Mbi 1 miliard euro për mbrojtjen, Kosova synon forcimin e ushtrisë
Policia me plan operativ në Mitrovicën Veriore, s’lejohen të kalojnë veturat me simbole kombëtare
FSK zhvillon aktivitete trajnuese dhe përgatitore për rritjen e gatishmërisë së pjesëtarëve
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`