Prishtinë 13 Mars 2026 8:40
Shtëpitë e pabanuara në veri të vendit dyshohet se po shfrytëzohen për fshehjen e armatimit ilegal.
Kjo pasi në raste të ndryshme Policia e Kosovës ka hasur në sasi të armatimit, të cilat më pas janë sekuestruar.
Detaje për rastet e fundit i ka dhënë gazetari korrespondent Urall Boshnjaku gjatë raportimit në emisionin “Ora 7”.
Ai tha se pothuajse çdo të dytën ditë në veri të vendit po gjenden sasi të konsiderueshme armatimi, gjë që përbën alarm serioz për institucionet e sigurisë.
Sipas tij, armatimi nuk po gjendet vetëm në shtëpi të banuara, por edhe në shtëpi të pabanuara, të cilat dyshohet se po përdoren si kamuflazh për qëllime të grupeve që e kanë futur këtë armatim në Kosovë.
“Pothuajse çdo të dytën ditë, siç po raportojmë, në veri të vendit po vazhdon të gjendet sasi serioze e armatimit që përbën një alarm serioz për institucionet e sigurisë, duke treguar se jo rastësisht pothuajse në secilën shtëpi po gjendet armatim. Kjo nuk vlen vetëm për shtëpitë e banuara, por edhe për shtëpitë e pabanuara, të cilat me gjasë po shërbejnë si kamuflazh për qëllime të grupeve që kanë futur këtë armatim në Kosovë”, tha ai.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit