Shtime, 11 mars 2026 15:58
Kryetari i Shtime, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se në këtë komunë ka nisur ndërtimi i tri parqeve të reja për fëmijë, me qëllim krijimin e më shumë hapësirave rekreative për banorët dhe veçanërisht për më të vegjlit.
Sipas tij, investimet janë pjesë e përpjekjeve të komunës për të përmirësuar infrastrukturën publike dhe për të rritur mundësitë e aktiviteteve në natyrë nëpër lokalitete të ndryshme të komunës.
Aliu ka njoftuar se një nga këto parqe tashmë është përfunduar në fshatin Gllavicë, ndërsa dy të tjera janë duke u ndërtuar në Lagjja e Pajtimit dhe në fshatin Vojnoc.
Kryetari theksoi se këto projekte synojnë të krijojnë ambiente të sigurta dhe të përshtatshme për lojë dhe rekreacion për fëmijët, si dhe të përmirësojnë cilësinë e jetesës për familjet në këto zona.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit