Prishtinë 11 Mars 2026 8:09
Forcat amerikane kanë sulmuar 16 anije iraniane që po minonin Ngushticën e Hormuzit, pas paralajmërimeve të presidentit të SHBA për sulme masive ndaj tyre.
Komanda Qëndrore e SHBA’së ka njoftuar për goditjen e këtyre anijeve iraniane, duke bashkëngjitur pamje nga momenti i sulmeve, shkruan Insajderi.
“Forcat amerikane shkatërruan disa anije detare iraniane më 10 mars, përfshirë këtu edhe 16 anije që vendosnin mina pranë Ngushticës së Hormuzit”, thuhet në shkrimin e Komandës Qëndrore.
Trump deklaroi gjatë ditës se SHBA-ja ka shkatërruar 10 anije joaktive për vendosjen e minave, teksa shtoi se “do të ketë edhe të tjera”.
Presidenti amerikan më herët kishte deklaruar se kanë dyshime se po minohet Ngushtica e Hormuzit.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro