Prishtinë 9 Mars 2026 12:12
Një delegacion nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i Shqipërisë po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, transmeton IndeksOnline.
Delegacioni, i kryesuar nga drejtuesi i SPAK-ut Klodjan Braho, u prit nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Agron Qalaj, së bashku me prokurorët Aleksandër Lumezi, Laura Pula dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj.
Gjatë takimit u diskutua për funksionimin e sistemit prokurorial në Kosovë, sfidat e tij dhe mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Delegacioni shqiptar përfshinte gjithashtu ish-drejtuesin e SPAK Altin Dumani dhe prokuroren në EUROJUST Fatjona Memçaj.
Njoftimi i plotë:
Një delegacion nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), nga Republika e Shqipërisë po qëndrojnë për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Delegacioni shqiptar i kryesuar nga drejtuesi i SPAK-ut z. Klodjan Braho u prit sot në takim nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, i shoqëruar nga prokurorët në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, dhe znj Laura Pula, si dhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit