Prishtinë 9 Mars 2026 11:48
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) muaj më parë ka nisur procedurat për ofrimin e shërbimit të fertilizimit të asistuar (IVF). Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës për furnizim me barna të nevojshme për pacientët që i nënshtrohen kësaj procedure.
Sipas njoftimit, kontrata përfshin furnizimin me 11 lloje barnash për IVF-në, ndërsa do të zgjasë 12 muaj. Vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës është 173,373.75 euro.
Kontrata publike është paraparë të ketë kohëzgjatje 12 muaj, ndërsa vlera e përgjithshme e parashikuar arrin në 173,373.75 euro.
Në kuadër të kësaj kontrate janë ndarë disa lote për barna specifike:
Lot 1 – Chorionic Gonadotrophin
Tenderi është fituar nga grupi i operatorëve ekonomikë “Asgeto” dhe “VARUS KS” SH.P.K.
Vlera e kontratës: 6,770.00 euro.
Lot 2 – Follitropin alpha
Tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Santefarm” Sh.p.k.
Vlera e kontratës: 20,208.75 euro.
Lot 3 – Follitropin alpha
Tenderi i është besuar grupit të operatorëve ekonomikë “Asgeto” dhe “VARUS KS” SH.P.K.
Vlera e kontratës: 82,563.00 euro.
Lot 7 – Triptorelin acetate
Tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Asgeto”.
Vlera e kontratës: 1,150.00 euro.
Lot 8 – Cetrorelix
Tenderi i është besuar grupit të operatorëve ekonomikë “Asgeto” dhe “VARUS KS” SH.P.K.
Vlera e kontratës: 26,856.00 euro.
Lot 9 – Human menopausal gonadotrophin
Tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Asgeto”.
Vlera e kontratës: 11,312.00 euro.
Këto furnizime synojnë të mbështesin implementimin e procedurave të IVF-së në QKUK, një shërbim që pritet të ndihmojë çiftet që përballen me probleme të infertilitetit.

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit