Prishtinë 9 Mars 2026 12:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka komentuar deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhënë një ditë më parë.
Rashiq ka deklaruar se kur kryeministri Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë, e kishte bërë për “hatër” të tij. Ndërsa sot i njëjti ka deklaruar se është ngatërruar kur ka folur për këtë çështje për radio gorazhdecin, transmeton KosovaPress.
Se Rashiq ishte ngatërruar, ka thënë edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka.
“Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023”, ka shkruar MAnxhuka në Facebook.
Lexo po ashtu
E, kryeministri Kurti, duke mos dashur të komentojë lidhur me këtë çështje, ka thënë se sqarimet tashmë i kanë dhënë ministri dhe zëdhënësi i Qeverisë.
“Ka dhënë sqarime zëdhënësi i Zyrës së Kryeministrit, e po ashtu e ka sqaruar edhe vetë ministri”, tha ai,

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Qelaj: Gjykata Speciale ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Banka Botërore ndan 6.8 milionë dollarë shtesë për shëndetësinë në Kosovë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit